Gruaja shtatzënë nxirret e gjallë pasi qëndroi 12 orë nën rrënoja

Turqia është goditur nga një tërmet i fuqishëm mbrëmë. Lëkundje me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter janë regjistruar në rajonin lindor të Turqisë.

Teksa numri i viktimave është rritur duke shkuar në 21 dhe 1015 të plagosur, ekipet e shpëtimit vijojnë të nxjerrin njerëz të gjallë nga rrënojat.

Mediat i kanë quajtur “mrekulli” ato që po ndodhin në Elazig, ku ekipet e kërkimit dhe shpëtimit kanë shpëtuar 8 persona mes të cilëve 1 grua shtatzënë dhe 1 fëmijë që mbijetuan nën rrënojat në Malatya.

Mediat turke shkruajnë se gruaja shtatzënë që mbeti nën rrënojat në fshatin Gezin të rrethit Maden të Elazig u shpëtua pas 12 orësh.

 

Lini Një Koment