Gruevski dhe Ahmeti, dy kidnapuesit e shtetit

Xhevdet HAJREDINI

Gruevski dhe Ali Ahmeti ditët e fundit sillen si dy kidnapues të shtetit, të cilët për ta shpëtuar veten, I përdorin njëri plumbin e fundit (vetëm një deputet) dhe tjetri dy plumbat e fundit (dy deputet).

Këta të dy institucionet e shtetit të robëruara I kanë vurë në funkcion vetëm e vetëm për ta penguar zgjidhjen e krizës së thellë në të cilën e prunë shtetin vetë ata.

Ata të dy, bashkë me bashkëpuntorët e tyre më të afërt, e kanë të qartë se fillimi I zgjidhjes së krizës është I pamundur pa vdekjen e tyre politike. Ata të dy e dine se vdekja e tyre politike është opcion më I mirë se zbardhja e së vërtetës për veprat penale nga ana e prokurorisë speciale publike.

Ata të dy e dinë se çka do ti gjente sikur njëri të kishte vetëm dy deputet më pak dhe tjetri vetëm një. Ata e dine se një deputet VMRO-së ia siguroj doktori I shkencave për zgjedhje, Subhi Jakupi I BDI-së.

Mbështetja deklarative e BDI-së për prokurorinë speciale është hipokrizi e pastër. E dinë ata se prokuroria speciale nuk mund ta vazhdojë punën pa mbështetjen edhe të VMRO-së e cila atë e konsideron si instrument të qendrave të huaja dhe se është në shërbim të Zoran Zaevit.

Si ngjau, zotrinjë të BDI-së, që VMRO-ja ta pranojë dygjuhësinë në tërë territorin e shtetit, mbas më tepër se dhjetë vite sa është në pushtet. Pesë vitet e fundit në koalicion me VMRO-në, kur e patët edhe shumicën e dy të tretave në kuvend, jo vetëm që nuk e ndryshuat kushtetutën, por nuk propozuat asnjë ligj ku nevojitet kjo shumicë. Nuk u lejuat as deputetëve tuaj ta marrin fjalën në kuvend, me përjashtim të dy ose tre prej tyre. Atëherë, në qoftë se vazhdoni të veproni në këtë mënyrë ç’rëndësi ka se sa është numri I deputetëve shqiptarë në kuvendin e maqedonisë. Do t’iu ngelin në kujtesë shqiptarëve skenat tragji-komike kur deputetët e tyre rrihen ndërmjet vete gjoja për buxhetin dhe dalin nga salla, kurse ata të VMRO-së shpejt e shpejt buxhetin e votojnë.

Nga ato pak përgjime që I publikoj opozita, patëm rastin me veshët tanë të dëgjojmë se si në marrveshje me “silvanat” e VMRO-së, sajoni skena qesharake me dy mijë amandamente dhe recitime pafund nga poezia e Aco Shopovit, gjoja se kundërshtoni ndonjë ligj të propozuar nga VMRO-ja.

Në zgjedhjet e fundit, jo dhjetë, nuk do të kishit as pesë deputetë, sikur të mos shantazhoheshin të punësuarit në administratën shtetërore bashkë me anëtëaret e familjeve të tyre. Me të njejtin qëllim, që të votojnë për BDI-në, nuk iu jepni vendime të përhershme për punë afër dy mijë të rinjëve të cilët me vite I mbani në një listë pranë sekretariatit për Marrveshjen e Ohrit dhe të cilët as që paraqiten në punë. Të tjerë I mbani në listë për pritje në ndërrmarrjen publike të pyjeve (!).

Të gjithë këta bashkë paraprakisht I keni regjistruar në fletoret e kryetarëve të degëve të partisë, njësoj si ata të “tefterçeto” të Jankullovskës të VMRO-së. Përndryshe pse do të kishte nevojë për postin e kryetarëve të degëve të partisë dikush të rrihet, me armë zjarri të plagoset ose edhe të vritet dhe gjithë këto raste ti shpjegoni si shenjë e demokracisë mbrenda partiake (!).

Një ndër kushtet e platformës së përbashkët figuron edhe integrimi euro-atlantik I Maqedonisë. Po cila parti deri sot ka deklaruar se është kundër integrimit në BE dhe NATO! Po çka keni bërë jut ë BDI-së, bashkë me VMRO-në, për tu integruar në BE dhe NATO! Pse nuk iu përgjigjët Ervan Fueres kur ju pyeti se çka keni bërë ju gjatë gjithë kësaj kohe? A nuk e shihni ju të BDI-së në çfarë gjendje e keni pru shtetin. Ju asnjëherë nuk drejtuat asnjë kritikë ndaj Gruevskit. Vetëm nga inçizimet e përgjimeve të publikuara nga goja e vetë Gruevskit ndëgjojmë se të panumërta janë veprat penale dhe amorale të tij. Por nuk e dijmë sa janë ato tjerat dhe sa janë ato që nuk janë inçizuar. BDI-së aspak nuk I pengon që në tavolinë të ulet me këtë hajdut të akuzuar dhe të bisedojë për ta vazhduar edhe në të ardhmen qeverisjen me të. Për këtë qeverisje të përbashkët e morrët edhe mbështetjen e Putinit. A me të vërtetë mendoni se me mbështetjen e Putinit do të na integroni në BE dhe në NATO?

Ndoshta përgjigjet në këto pyetje do ti mësojmë kur ti publikoni rezultatet e “analizave serioze të thella dhe të gjithëanshme”, siç na informoni çdo ditë, jeni duke I bërë gjatë gjithë muajit të kaluar mbrenda strukturave të partisë. Sipas informatave të fundit ju edhe në të ardhmen do vazhdoni të “analizoni”. Për bisedat me Gruevskin nuk ju mjaftuan njëzet ditë, prandaj nuk e përjashtoni mundësinë që me të, për interesat e një pjese të vogël të shqiptarëve, të cilët I përfaqsoni ju dhe me të cilët thoni se keni bë kontratë, të uleni përsëri për tu marrë vesh. Por tash më e dini se pjesën më të madhe të shqiptarëve të maqedonisë nuk e përfaqsoni ju.

Si shpresoni se dikush ju beson se mbrenda partisë jeni unik, kur nuk jeni në gjendje një muaj, natë e ditë, të debatoni dhe të mos merreni vesh së paku për një nga pesë opcionet të cilat vetë I keni shpik.

BDI-ja është në “hall të madh”, siç u shpreh vetë lideri I saj, kur është e detyruar të barazojë Zaevin dhe Gruevskin, kur dihet se:

-Gruevski vazhdimisht dhe haptazi e akuzon Zaevin se e pranon dygjuhësinë, kurse ai vetë kategorikisht e refuzon dhe në këtë bazë fiton vota

-Gruevski haptas i kundërshton dhe I akuzon se përzihen në punët e mbrendshme  “miqët tanë ndërkombëtarë” të BDI-së, dhe Zaevin e shpall spiun të tyre

-Gruevski është kategorikisht kundër reformave të Pribes dhe Prokurorisë Speciale, kurse Zaevi pa kurrfar rezervash I pranon

-Putini haptas e përkrah Gruevskin dhe BDI-në dhe është kundër Zaevit të cilin e konsideron si vegël të perëndimit

-Në zgjedhjet e fundit për LSDM-në e Zaevit kanë votuar disa dhjetra mijë shqiptarë, kurse për VMRO-në supozojmë se kanë votuar vetëm një pjesë e udhëheqsisë të BDI-së të cilët janë “në hall të madh”.

Dhe krejt në fund, në qoftë se pas “konsultimeve” pafund në BDI do të dominojnë ata që janë “në hall”, vendimi do të jetë ose koalicion me VMRO-në ose Zaevit do t’ia bëjnë të pamundur të formojë qeveri, me çka shteti do të futet në krizë edhe më të thellë.

Në qoftë se ngjanë e kundërta dhe bëhet qeveri me LSDM-në, Gruevski do ta zbulojë planin të cilin, siç e lajmroj në një intervistë para pak kohësh, se do ta pengojë koalicionin e partive shqiptare me LSDM-në. Në pyetjen e gazetarit se si do ta bëjë këtë ai tha se e dijnë në BDI se si. Mbas insistimit të gazetarit për pëgjigje se si, ai vazhdoi “më lejoni disa plane tona të mos I zbuloj”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme