Gruevski: I pranojmë propozimet e opozitës, vetëm le të shkojmë në zgjedhje më 11 dhjetor

Lideri i VMRO-DPMNE-së, i cili e lëshoi takimin e liderëve para pak minutash, tha se do t’i pranojë të gjitha kërkesat e LSDM-së – propozimin për kryeredaktor të radio-televizionit publik, metodologjinë për monitorim të medias, si dhe se ua lë LSDM-së dhe dy partive shqiptare – BDI-së dhe PDSH-së – që të merren vesh për anëtarin e pestë, shqiptar, të ad-hok trupit për medie.

“Ne i pranuam këto propozime që ta pamundësojmë LSDM-në që të gjejë alibi të re për anulimin e zgjedhjeve të 11 dhjetorit”, tha Gruevski.

Ai dhe përfaqësuesit e VMRO-së u tërhoqën nga procesi i negociatave dhe u larguan nga Klubi i deputetëve, ku mbetën tri partitë tjera. Gruevski tha se do të kthehet kur partitë tjera të merren vesh mes vete, për të nënshkruar atë çka duhet.