Gruevski mban shpresa te Kurci

Ministri austriak i Punëve të Jashtme, Sebastijan Kurc, që njëkohësisht është edhe kryesues i rradhës i OSBE-së, do të qëndrojë për vizitë në Maqedoni ditën e diel.

Në informatën zyrtare të kësaj vizite thuhet se ministri Kurc do të qëndrojë në kufirin greko-maqedonas për të parë nga afër si menaxhohet ruta e migrantëve nga Lindja e Mesme.

Por, sipas portalit libertas.mk, Kurc do të ketë edhe një takim me Nikolla Gruevskin, kryetar i VMRO-DPMNE-së të cilit do t`i përcjell këshillën e partive popullore evropiane se duhet të tërhiqet nga posti i kryetarit për ta shpëtuar partinë nga dobësimi i mëtejshëm dhe shpërbërja.