Grupe kriminale nga rajoni kërcënojnë stabilitetin e Malit të Zi

Grupe kriminale nga Mali i Zi ndodhen në rajon, ka bërë të ditur Sekretari i Këshillit Kombëtar për Siguri i Malit të Zi, Veselin Veljoviç, përcjellë Gazeta Blic.“Grupet kriminale nga Mali i Zi, janë të lidhura me struktura ushtarake dhe paramilitare të shteteve të caktuara të rajonit dhe shpesh janë të afërt me lidhjet politike të establishmentit të këtyre vendeve”, ka deklaruar Veljoviç për televizionin Al Jazeera.Këto grupe, sipas Sekretarit të Këshillit Kombëtar për Siguri të Malit të Zi, Veselin Vlejoviç, janë të afërta me strukturat që dëshirojnë destabilizimin e institucioneve të vendit.

Megjithatë, Veljoviç, nuk ka dashur të përmend për cilat shtete të rajonit bëhet fjalë, por, ka shtuar se vendqëndrimi i këtyre grupeve kriminale nga Mali i Zi gjendet në disa shtete përreth, prej të cilëve marrin instruksione për veprime brenda shtetit tonë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme