Guardiola: De Bruyne nuk është në shitje, klauzolë e tij është 250 milionë euro

Pep Guardiola këmbëngul se ylli i Manchester City Kevin De Bruyne nuk është në shitje dhe thotë se mesfushori ka një klauzolë lirimi prej 250 milionë eurosh në kontratën e tij.

De Bruyne ishte njeriu yll në sezonin e fundit, ku City shkatërroi një varg rekordesh dhe fitoi titullin e Ligës Premier nën udhëheqjen e katalunasit.

City është aktualisht pa reprezentuesin belg për shkak të një dëmtimi në gju, i cilit pritet ta lë de Bruynen jashtë veprimit deri në nëntor.

Megjithatë, belgu është lojtari kryesor i ekipit dhe Guardiola informoi se ylli i tyre mund të largohet vetëm për një rekord botëror të ri transferimesh, pasi  27-vjeçari ka nënshkruar një kontratë gjashtë-vjeçare më parë këtë vit.

“Ai është shumë i mirë, është një lojtar shumë dinamik”, ka thënë fillimisht Guardiola në një intervistë me Universo Valdano.

“Trajneri i Leeds Unitedit, Marcelo Bielsa më tha se ai ishte lojtari i tij i preferuar. Ai bën gjithçka”.

“Ditën tjetër, takova prindërit e tij dhe shpesh kupton se si janë fëmijët kur ua njihni prindërit”.

“Ai është një djalë i pabesueshëm, klauzola e tij është 250 milionë euro. Më vjen keq, ai nuk është në shitje”, përfundoi spanjolli.

Lini Një Koment