Guardiola pret më shumë nga skuadra e tij në Ligën e Kampionëve

Manchester City po vazhdon paraqitjet e shkëlqyera nga sezoni i kaluar, në të cilin edhe fituan Premierligën.
“The citizens” regjistruan një fitore me rezultat 3:0 në fundjavë ndaj Fulham dhe tashmë bëhën gati për takimin e parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Trajneri spanjoll ka thënë se skuadra e tij është një nga favoritet, mirëpo ka kërkuar angazhim më të madh nga lojtarët e tij.

“Duhet të koncentrohemi më shumë në Ligën e Kampionëve. Nuk kemi presion për ta fituar Premierligën. Nuk mund të themi se kemi bërë mirë sezonin e kaluar. Kemi fituar ndeshjet e fazës së grupit ku ishim shumë të mirë, mirëpo është faze e nokautit ajo që vlen” ka thënë Guardiola.

“Ne u eleminuam në fazën e qerek finalës mirëpo besoj se e merituam të kalojmë tutje. Do të bëjmë më mirë këtë sezon” ka shtuar spanjolli.

City ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve e zhvillon ndaj  Lyon, më 19 shtator.

Lini Një Koment