Hadërgjonaj i pavendosur nëse do të përfaqësojë Kosovën

Mbrojtësi i krahut, Florent Hadërgjonaj, nuk ka vendosur nëse në të ardhmen do ta përfaqësojë Kosovën.

Burime të “Sportit në KTV” të afërta me futbollistin, kanë bërë të ditur se Hadërgjonaj është i interesuar të stabilizohet te klubit anglez Huddersfield.

“Ende nuk ka vendosur rreth të ardhmes së tij se cilin vend do ta përfaqësojë, derisa ta rregullojë të ardhmen te klubi”, ka thënë një i afërm i Hadërgjonajt. Po i njëjti burim ka njoftuar se Hadërgjonaj do të largohet gjatë verës nga skuadra e Huddersfieldit.

Edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se nuk ende nuk ka asgjë rreth të ardhmes së Hadërgjonajt, i cili është paraqitur një ndeshje miqësore për Zvicrën.

Mbrojtësi 24-vjeçar nuk është ftuar në ndeshjen e fundit në humbjen që e pësoi Huddersfieldi nga Arsenali me rezultatin 2:1.

Lini Një Koment