Hajni goditet me sëpatë në kokë në Dellogozhdë të Strugës

Më tre shtator të këtij viti, -sipas paraqitjes së policisë në Ohër-, personi me inicialet F.A. (38), nga fhati Dellogozhdë i Strugës, rreth orës 02.00, me synim të kryerjes së veprës penale “vjedhje”, ka trokitur  në derën e shtëpisë pronë e Z.D (56) nga fshati Novo Sello të Ohrit dhe pasi pronarja i aka hapur derën është future brënda dhe ka kërkuar “bukë”.

Në momentin kur Z.D (56) është drejtuar drejtë kuzhinës, i pandehuri e ka mbyllur derën e jashtme dhe e ka sulmuar Z.D.(56) dhe ka tentuar ta rrëzojë përtoke me qëllim për ta paaftësuar, dhe për të kryer vjedhje. Në përleshjen mes tyre, Z.D.(56) ka arritur të kapë sëpatën dhe e ka goditur F.A (38) në kokë, duke e shtrirë në dysheme. Më pas ajo është larguar nga shtëpia e saj dhe ka ftuar ndihmë nga komshitë. Pas një kohe të shkurtër, bashkë me komshitë e vet kur është këthyer në shtëpi, “hajni i goditur me sëpatë në kokë” është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pjestarët e SPB-së dhe policisë në Ohër e kanë zbardhur rastin dhe kanë ngritur kallëzim penal kundër F.A (38) nga Dellogozhda e Strugës, për veprën penale “grabitje”-thuhet në komunikatën e lëshuar nga sektori i SPB-së në Ohër./INA