Hajni i veturës, aksidentohet dhe bie në dorë të policisë midis Prishtinës !

Sakte.net / e Hënë 19 Shtator / 12:46

(E plotësuar) Zëdhënsja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për “Gazeta Blic” se 3 vetura janë përfshirë në një aksident trafiku në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë.

Nga ky aksident, sipas zëdhënëses së Policisë, është arrestuar një person, raporton gazetablic.com

 “Sot rreth orës 9:30, në rrugën Agim Ramadani ka ndodhur një aksident trafiku, me ç’rast janë përfshirë tri vetura. Në këtë aksident është arrestuar një person, pasi që i njëjti kishte qenë në kërkim të policisë, për vjedhje të një veture, me të cilën edhe është aksidentuar”, tha Ahmeti duke shtuar se nga ky aksident “nuk ka persona të lënduar”.

Aksident i rëndë në Prishtinë, vetura godet shtyllën ndriçuese

Një aksident i rëndë komunikacioni pak çaste më parë ka ndodhur në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Agim Ramadani, përball Hotel “Sirus”.

Sipas dëshmitarëve që kanë qenë në vendin e ngjarjes, nga ky aksident nuk të lënduar, raporton gazetablic.com

Në një fotografi të cilën ka arritur ta sigurojë “Gazeta Blic” në vendin e ngjarjes shihet të ketë dalë edhe Policia e Kosovës.

Sipas pamjeve, vetura shihet ta ketë goditur shtyllën ndriçuese.

“Gazeta Blic” është duke kontaktuar me zëdhenësen e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Pas pak detaje të reja në lidhje me rastin.. 

9:30 , 3 te perfshime – 1 arrestun –/ Gazeta Blic/