Hakan Shukur: E mallkoj tentim puçin ndaj presidentin tonë të zgjedhur, Erdogan

Ish futbollisti i njohur i Turqisë me origjinë shqiptare, Hakan Sukur, kundër të cilit shteti i Turqisë ka lëshuar urdhër arrest pas puçit të dështuar, ka reaguar ndaj akuzave që janë duke u bërë kundër tij.

Sukur e ka denoncuar puçin e dështuar kundër Qeverisë së Tayyip Erdogani, pas një urdhër arresti të lëshuar kundër tij.

 Dyzet e katër vjeçi e ka përdorur llogarinë e vet zyrtare në Twitter për reaguar ndaj akuzave kundër tij.

Ja letra e plotë e tij e postuar në Twitter:

“Të dashur miq, unë nuk i meritojë këto komente dhe ofendime. Jam shumë i trishtuar për këtë.

Deri më tani, unë gjithmonë kam qenë transparent dhe kam ndihmuar fondacionet publike dhe ligjore.

Si dhe e kam ruajtur këtë princip kur iu futa politikës, edhe pse e kuptova se politika nuk ishte për mua.

Mbase nuk kam mundur ta bëj dhe nuk kam mundur t’i them askujt në mënyrë që mos t’i lëndoj.

Unë nuk jam në gjendje të manipulohem, në kundërshtim me besimin e përbashkët. Prandaj, nganjëherë bëj gabime sepse vendimet i kam marrë emocionalisht.

Ka qenë e pamundur të di për akuzat për lëvizjen e Fethullah Gulen.

E mallkoj tentim puçin ndaj presidentin tonë të zgjedhur, Qeverisë dhe demokracisë.”