Hakmerren shqiptarët, rrahin huliganin që kishte sulmuar Ziadin Selën

Në burgun e “Shutkës” në Shkup ka ndodhur një përplasje mes të burgosurve, ku dy të dënuar kanë sulmuar rëndë Kosta Delov, një ndër huliganët që rrahën Ziadin Selën në ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Raportohet se sherri ndodhi në qelinë C24 dhe shkak është bërë kënaqësia dhe mburrjet që shpreh Delov për rrahjen e Ziadin Selës. Megjithëse i burgosur ai vazhdon të flasë për kënaqësinë që ndjeu kur godiste deputetin shqiptar. Mes të tjerash ai ka thënë se i ruan me fanatizëm këpucët me gjakun e liderit të ASH-së. Në këtë moment të dënuarit e tjerë shqiptarë janë revoltuar dhe e kanë sulmuar duke e bërë për spital.

Kjo nuk është hera e parë që Delov provokon duke folur për kënaqësinë që ndjente duke dhunuar Ziadin Selën.

“Ndjenja kur brutalisht e ke Ziadin Selën me grushta në kokë, e papërshkruar! Shtrihu poshtë shkërdhatë shqiptare”, ka shkruar Delov, pak kohë më parë në rrjetet sociale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme