Handkes nuk i bëhet vonë që arsyetoi vrasjen e shqiptarëve, paralajmëron vizitë në Kosovë

Vendimi i Akademisë suedeze të Shkencave për t’i dhënë Nobelin për Letërsi shkimtarit austriak Peter Handke nxiti kritika në gjithë Ballkanin.

Akademia e Shkencave e Kosovës kërkoi që Handkes t’i tërhiqet çmimi, shkruan Reporteri.net.

Në mediat botërore bëri bujë peticioni që filloi në Kosovë kundër Handkes, i cili njihet për lidhjet e tij me Sllobodan Millosheviçin, si dhe deklaratat në mbrojtje të nacionalizmit serb dhe kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë. Handke ka marrë pjesë edhe në funeralin e Millosheviçit.

Së fundmi Hanke në një intervistë për gazetën serbe Novosti u është përgjigjur këtyre kritikave duke thënë se ky çmim i është ndarë për letërsi e jo për shkak të bindjeve të tij politike.

Shkrimtari austriak edhe një herë ka ngritur në qiell serbët duke i quajtur njerëz të jashtëzakonshëm.

“Ballkani është një rajon që ka vuajtur jo vetëm me shekuj, por, ndoshta, që nga fillimi i historisë. Ai prodhoi njerëz ekstremë. Ose tejet ekstremë, ose tejet të mirë. Asnjë terren i mesëm. Ose janë qenie që janë një shembull për të gjithë botën, ose të tjerë që janë e kundërta e kësaj. Është e qartë se kjo krijoi qenie të jashtëzakonshme në Serbi”, ka thënë Handken kur është pyetur për serbët dhe përkrahjen që gëzon në këtë shtet.

Handken ka thënë se serbët janë të prekur nga padrejtësitë duke potencuar se kjo vërehet sidomos tani në Kosovë. Ai ka thënë se do ti pëlqente që ta vizitonte Hoçën e Madhe në Kosovë dhe të qëndronte aty për disa kohë.

“Do të doja të shkoja përsëri në Hoçë të Madhe dhe të qëndroj atje për disa javë. Të jetoj atje për një kohë. Nëse ata duan të më pranojnë, unë do të doja t’u kërkoja atyre që të më gjejnë një vend për të fjetur dhe shkruar.

Kjo është ajo! Dhe më pëlqejnë verërat e mira që kanë atje. Nëse nuk sëmurem, do të doja të udhëtoj atje vitin e ardhshëm”, citohet të ketë thënë Handken.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme