Haraçinasit: Kryetari na tha, bëni vet çka të mundeni

Banorët e Haraçinës tanimë nuk e dijnë se cilës komunë i takojnë, pasi kryetari i kësaj komune, nuk u ka dalë atyre në ndihmë, me arsyetimin se për momentin është Hasanbegu, vendi që ka më së shumti nevojë për ndihmë.

Këto pamje janë në fshatin Haraçinë, dhe këto janë dëmet që u janë shkaktuar banorëve të këtij vendi, ndërkaq banorët e këtij vendi, ndjehen plotësisht të harruar nga të gjitha organet kompetente, pasi siç thonë ata, deri më tani askush nuk i ka vizituar.

Gurë, mbeturina, mure të rrëzuara, janë pamjet e tmerrshme që për katër ditë me rradhë janë shoqëruesit e këtyre banorëve. Ata thonë se pavarësisht tentativave të shumëta për të pastruar këtë terren, forca e tyre nuk mjafton për ta pastruar gjithë këtë rrëmujë që kanë lënë pas vetes vërshimet e mbrëmjes së 6 gushtit.

“As s’ka ardhur askush me na kshyr a jemi të gjallë a të vdekur, këtu me pas vdek këtu me siguri nuk kish arrdhë askush me na kshyr, kur vijnë për vota vijnë krejt, a për kësi raste urgjente nuk vjen kërkush. Kemi shku edhe te komuna, kryetari i komunës tha ne kemi kontaktuar me kryetarin Ali Ahmeti, Ali Ameti ka thanë kshyrni a ka dëme, a ka njerëz të mbytur. Kryetari i komunës i kishtë thënë ka për momentin në Hasanbeg, unë e kuptoj se edhe Hasanbegu, Stajkovci edhe Straçinca kanë dëme, megjithatë kryetari na thotë neve pritni ju se ka dëme më të mëdha, kur të rregullohet atje thotë, këtu henez e kshyrmi, unë nuk e kuptoj pse ne me prit këtu, atëherë na a në komunë të Gazi Babës jemi, a në komunë të Haraçinës, si mund të zgjidhet ky problem. Edhe kush e merr këtë përgjegjësi tash, a kryetari I shtetit a, a kryeministri a, a kush ka ardh me na kshyr neve se a do të jetojm na këtu a jo, se këtu ka epidemi, ka sëmundje”, deklaroi një banor i Haraçinës.

“Veç shpirtat e njerëzve që na kanë mbet këtu, tjetër sen s’kemi asgjë, as ujë as asgjë… Këtë prruan me dalë atje nalt me pa, s’keni çka me pa, edhe kërkush nuk ka ardhur këtu me na pa përveç juve sot çka paski ardhë, qe tre dit a katër, ne veç mend shyqyr i kemi…. Për neve mos vet më tepër, sikur pe shihni vet, Allahi veç na I ka ruajt mend, fëmijët masi I shpëtuam tjerat inshaAllah Zoti na ndihmon.. Qe tre ditë ska ardh kërkush rrugën me na e pastru, me bullduzhera, kemi kërku prej komunës s’kemi ne as komun, as uj as kurxho… Nuk e di ku do të ankohemi ne ku do të shkojmë ne”, tha një banor tjetër.

Ndërkaq, ata ankohen se kanë një kanal në afërsi që gjatë gjithë kohës është i mbushur me mbeturina, gjë që i vë në gjithmonë banorët e kësaj pjese.

“Ky kanall që është këtu, mbeturinat që i kanë nxjerr, ndoshta prej zotit po, por edhe prej njerëzve e kemi se na I kanë hedhur mbeturinat, ne jemi gjithmonë e jetë në rrezik. Rryma funksionon por është rrezik, tash ndoshta është e ndezur, por herë ndezet e herë ndalet, nuk funksionojnë as kabllat as asgjë… Kanë ardh vetëm nëpër udhët kryesore, a punon rryma, po edhe nuk janë interesu mo a punon këndej ose jo, nuk kan ardh me kontrollu, shtyllat elektrike janë të dëmtuara. ”, tha një banor tjetër.

Kanali i Haraçinës, është projekti që për disa vite me radhë u është premtuar banorëve nga partitë politike, megjithatë ky projekt asnjëherë nuk u realizua.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë