Haradinaj: Arrestimi i Thaçit dëshmojë pazotësinë e liderëve

Gjatë javës së kaluar në kufirin Kosovë-Serbi, pikërisht tek ‘Dheu i Bardhë’ u bë arrestim i Drejtorit Rajonal të Policisë në Mitrovicë, Nehat Thaçi, i cili nga autoritet serbe u akuza pas një flet-arresti për terrorizëm.

Ndërkohë krerët më të lartë të vendit, zgjodhën që reagimin e tyre ta bëjnë vetëm në mënyrë formale kur kishte rënë fjala tek ky i fundit, por duke mos ndërmarrë ndonjë hap më tutje.

Po ashtu ishin të pakta reagimet e institucioneve të vendit. Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Punëve të Jashtme kishin reaguar me vonesë, ndërsa pikërisht këto institucione pritet që t’i dërgojnë një shkresë zyrtare qeverisë së Serbisë përmes së cilës kërkohet lirimi i menjëhershëm nga paraburgimi i Nehat Thaçit.

Kurse lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në një prononcim për Indeksonline ka theksuar se nuk është e udhës që ai të komentojë këtë çështje dhe heshtjen e krerëve të vendit në lidhje me arrestimin e Thaçit.

Sipas tij kjo gjë dëshmon pa-zotësinë e këtyre të fundit.

“Kanë fol disa akterë të sigurisë dhe nuk është çështje e imja të bisedojë rreth kësaj”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij nuk është në natyrën e tij të komentojë çdo çështje që ka të bëjë me liderët vendit.

“Thjeshtë është mungesë e zotësisë së institucioneve tona, të krerëve të vendit. Është dëshmi që ata janë të pa Zot”, ka shtuar Haradinaj.

Gjithashtu ai ka thënë se nuk di pse kanë zgjedhur të mos reagojnë, por unë zgjedh që të mos komentojë heshtjen e tyre.

Duhet përkujtuar që Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni ka thënë se janë duke u bashkërenduar me Ministrin e Jashtme dhe atë të Drejtësisë për veprimet e mëtejshme, e të cilat sipas tij, duhet të jenë të matura.

Zyrtarit policor të Kosovës, Nehat Thaçit i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, në burgun e Nishit në Serbi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme