Haradinaj ndryshon fjalët, tani thotë se presioni ndërkombëtar për taksën, e rrëzoi Qeverinë

Kryeministri në largim Ramush Haradinaj, kishte thënë se dorëheqja e tij kishte ardhur nga thirrja e Tribunalit për intervistim, por tash ka ndryshuar fjalë, ai po thotë se arsyeja e vërtetë e largimit të tij nga posti i të parit të qeverisë, është presioni që i është bërë nga ndërkombëtarët për heqjen e taksës, transmeton Gazeta Metro.


Kryeministri i vetë-dorëhequr Ramush Haradinaj, për herë të parë e ka pranuar se presioni i ndërkombëtarëve për taksën, e detyroi Qeverinë e Kosovës të japë dorëheqje, edhe pse me herët kishte thënë që arsyeja kishte qenë thirrja nga Tribunali.

Haradinaj në një intervistë për EkonomiaOnline, kritikoi vendet e QUINT’it të cilat sipas tij, po bëjnë presion të vazhdueshëm mbi Kosovën, por jo edhe mbi Serbinë. Thotë se nëse vazhdon një presion i tillë, do të ketë destabilizim të Ballkanit.

“Vendet e QUINT’it, janë të respektuara, dhe janë aleatë të Kosovës dhe janë të interesuara për marrëdhënie të mira me Serbinë. Por ata duhet ta kuptojnë se nuk ka hapësirë më, as për t’i bërë presion Kosovës, sepse me këtë presion e detyruan Qeverinë të japë dorëheqje, me masa të çuditshme, e çka tjetër. Nëse duan destabilizimin e Kosovës, ose kthimin e krizave në Ballkan, edhe mund ta bëjnë. Por ashtu nuk fiton askush, as Kosova, as rajoni, e as Bashkësia Ndërkombëtare. Ata kanë mbërri në atë fundin, nëse duan mund të na mbysin, por me presion më nuk mund të na bindin. QUINT’i duhet ta kthejë presionin ndaj Serbisë, e cila në mënyrë joparimore ka vënë kusht vetëm për të filluar dialogu po thotë hiqe taksën. E çka do të kërkojë atëherë për njohje, nëse vetëm për të filluar dialogu e kërkon tregun”, thotë ai.

I pyetur se nëse prapë udhëheq me Qeverinë e vendit, a do t’i përfillte kërkesat e ndërkombëtarëve për heqjen e taksës, Haradinaj thotë se nuk pranon më kushte dhe se kërkesat e tilla, nga kushdo qofshin do të shpërfillen dhe nuk do të gjejnë përkrahje.

“Unë nuk jam për t’i përfillur këto kërkesa të QUINT’it. Jam për t’iu thënë na falni, ne jemi vend sovran, ne kemi versionin tonë si mund të merremi vesh me Serbinë, nëse e respektoni vijmë në tavolinë, nëse jo po presim. Nuk është me çdo kusht dialogu. Unë e di çka kam heq me ndal ndarjen e Kosovës”, thotë ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme