Haradinaj: Në polici ka njerëz që bartin informata në Beograd

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, tha se Kuvendi dhe komisionet parlamentare janë në dijeni se brenda institucioneve të vendit dhe në Polici ka njerëz që bartin informata te shërbimet serbe dhe autoritetet tjera të sigurisë në Beograd.

Ai ka kërkuar të merren masa ndaj këtyre individëve. Për këtë, Haradinaj i është drejtuar kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, që edhe drejton PDK-në e cila qeveris me vendin, në koalicion me LDK.

Daut Haradinaj ka propozuar edhe krijimin e një ligji të rejtingut për raste të tilla.