Haradinaj: Nuk iu japim llogari ambasadorëve për Gjykatën Speciale

Qeveria e Kosovës nuk do t`i jep llogari ambasadorëve por vetëm kuvendit për vendimet që merr.

Kështu ka deklaruar kreu i ekzekutivit Ramush Haradinaj i pyetur lidhur me deklaratat e shefes së zyrës së BE-së për nismën e shfuqizimit të Gjykatës Speciale dhe ratifikimin e demarkacionit.

Haradinaj tha se qeveria nuk ka më punë në trajtimin e këtyre çështjeve ndërsa u shpreh i habitur se pse demarkacioni nuk është votuar pro ose kundër në Kuvend.

“Janë disa tema që i kemi detyra të shtëpisë ato që i ka kompetencë ekzekutivi. Janë disa tema që involvohen edhe akterë të jashtëm. Pjesën e qeverisë si për njërën temë ashtu edhe për tjetrën ne e kem kry. Unë habitna pse parlamenti ende nuk e ka votu, qeveria nuk ka çka bon më shumë, e kem qu raportin e ka parlamenti. Le ta votojnë e jo me gjet argumente që me qu deri në pakufi. 2 vite e gjysmë LDK-ja këtë çështje e ka pas në sirtar e tash nuk po votojnë”, tha Haradinaj.

“Dhomat e posaçme janë iniciativë e parlamentit. Ne i jepim llogari vetëm parlamentit se ai na ka zgjedh, nuk i jepim llogari ambasadorëve. Ne nuk i kem punëdhënës ata, punëdhënës e kem parlamentin”, raporton EO.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme