Haradinaj përsëri kundër SHBA-ve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përsëri ka dhënë qëndrimin e tij në lidhje me taksën ndaj Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përsëri është deklaruar rreth taksës së vendosur nga Qeveria për mallrat e Serbisë dhe të Bosnje e Hercegovinës, raporton lajmi.net.

Haradinaj në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se ai e preferon heqjen e taksës mirëpo, siç u shpreh kreu i ekzekutivit, taksa do të hiqet vetëm kur të arrihet një marrëveshje me Serbinë, marrëveshje kjo që siç tha ai, e siguron se Serbia do të njeh pavarësinë e Kosovës.

“Unë e preferoj heqjen e taksës madje krejt Kosova e preferon, por kjo është e ndërlidhur me njohjen… dialogu ka nisur para taksës edhe asnjëherë nuk është kushtëzuar dhe nuk duhet të kushtëzohet…. Marrëveshja mes dy vendeve do të nënkuptonte njohjen nga ana e Serbisë, ulësen në OKB, ejt”, ka thënë Haradinaj, raporton lajmi.net.

Kryeministri Haradinaj përsëri ka insistuar që taksa do të hiqet vetëm me marrëveshje dhe në asnjë mënyrë tjetër.

“Do ti mbetem besnik bindjes për heqjen e taksës mirëpo, kjo do të bëhej me një marrëveshje për heqjen e kësaj takse….. nuk hiqet taksa pa marrëveshje. Dhe kjo është e rëndësishme që ta dinë të gjithë”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj.

Këto komente kreu i ekzekutivit i bëri pas mbledhjes së Qeverisë ku u pyet për qëndrimin e SHBA-ve për taksën.

Tutje, ai ka shtuar se askush nuk mund ta detyrojë ta heq taksën.

“Nëse dikush mendon se mund të më detyrojë që ta heq taksën, le të ulet në vendim tim dhe le ta heq vet, kjo nuk mund të më imponohet. Unë ju siguroj se taksa mund të mbetet përjetësisht deri kur të zgjidhet problemi Kosovë-Serbi”, ka deklaruar i pari i qeverisë. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme