Haradinaj përsërit: Korrigjimi i kufijve, kthim kah tragjeditë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka përsëritur qëndrimin e tij se arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi përmes korrigjimit të kufirit është kthim kah tragjeditë.

Këto komente kreu i ekzekutivit i ka bërë në një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë. Haradinaj ka shprehur bindjen e tij të plotë se deklaratat e presidentit Hashim Thaçi për kundërshtuesit e kësaj çështje nuk kanë qenë në adresë të tij, transmeton KP.

“Nuk besoj se më është referuar mua. Asnjëherë nuk besoj se më referohet mua në këtë temë sepse detyra jonë është që të mbrojmë sovranitetin dhe integritetin e vendit. Unë jam thellë i bindur se lëvizja e marrëveshjes me Serbinë përmes korrigjimit të kufijve është kthim prapa, kthim kah tragjeditë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj po ashtu ka shprehur bindjen se projektligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës do të votohen në Kuvendin e Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme