Haradinaj premton reforma në sistemin pensional

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një takim që ka pasur me Shaban Kajtazin, kryetar të Lidhjes së Pensionistëve, u ka premtuar një pension dinjitoz, derisa ka thënë se është duke punuar në reformën e sistemit pensional.

“Në takim me kryetarin e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, Shaban Kajtazi, shqyrtuam modalitetet për ngritjen e mirëqenies së kësaj kategorie dhe i informova se po punojmë në reformën e sistemit pensional, që do të gjejë zbatim në afat optimal”, ka thënë Haradinaj.

Qeveria, siç ka thënë Haradinaj, do t’i përmbushë të gjitha obligimet ligjore me synimin, që pensionistëve, gradualisht t’iu sigurohet një pension dinjitoz.

Lini Një Koment