Haradinaj – Presidentit slloven: Sllovenia partneri më i madh ekonomik i Kosovës

Kryeministri Ramush Haradinaj priti në takim Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, i cili po qëndron për vizitë në Prishtinë në prag të 10-vjetorit të Pavarësisë

Kryeministri Haradinaj, në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës, falënderoi presidentin Pahor për vizitën që po i bën Kosovës, në prag të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Është privilegj të kemi në vizitë presidentin Pahor. Me këtë rast e falënderova në emër të kosovarëve për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës pas shpalljes së pavarësisë së vendit dhe shpreha admirimin për të arriturat e shtetit slloven”, tha kryeministri Haradinaj.

Duke vlerësuar rolin e kompanive sllovene në Kosovë, kryeministri Haradinaj tha se Sllovenia është partneri më i madh ekonomik i Kosovës. Po ashtu, kryeministri Haradinaj shprehu përkushtimin e Qeverisë për të punuar në mënyrë konsistente për zhvillimin ekonomik të vendit.

Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, tha se Sllovenia do ta mbështesë Kosovën në rrugën e integrimit evropian dhe të zhvillimit ekonomik.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme