Haradinaj: Terrorizmi, e keqja madhore me të cilën duhet të përballemi së bashku

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se terrorizmi është e keqja madhore për luftimin e së cilës duhet bashkuar.

“Mendimet dhe dhimbja ime për të gjithë që humbën jetën në sulmin terrorist në Munih të Gjermanisë. Ngushëllime familjeve të tyre. Dhimbja e terrorit preku edhe familjet shqiptare që jetojnë në Gjermani”, ka thënë Haradinaj.

“Terrorizmi, qoftë i brendshëm apo global, është e keqja madhore me të cilën duhet të përballemi të gjithë së bashku, të bazuar në vlera humaniteti dhe vendosmëri”, ka shtuar ai.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë