Haradinaj thotë se taksa mund të pezullohet nëse SHBA e BE sjellin kontratë finale për njohje nga Serbia

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se nuk është kundër dialogut mes Kosovës e Serbisë, ndërsa ka bërë thirrje ndërmjetësuesve të Bashkimit Europian përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për takim me palët negociuese.

Haradinaj ka apeluar që të mbahen takime dhe të arrihet një kontratë finale e cila nuk përmban elemente si çështja e kufijve apo territoreve, ndërsa ka bërë të ditur se janë shumë pranë një vendimi për pezullim të taksës, njofton Klan Kosova.

”Dialogu është vërtetë i nevojshëm”.

”Në këtë rast lehtësuesi Bashkimi Europian përfshirë dhe amerikanët, jam i gëzuar që janë më të kyçur seriozisht në temë por tani mund të takohen me palë në Beograd, në Prishtinë, Bruksel apo Washington dhe të arrijnë tek një kontratë finale”.

”Një kontratë që nuk përmban elemente të kontaminuara si ai i territoreve i kufijve të Dodik Republikës (Republika Srbska)”.

”Tek atëherë ekziston mundësia e pezullimit të taksës për një javë apo pak ditë për sa të diskutohet ajo kontratë mes dy vendeve për njohje reciproke në kufijtë ekzistues”.

”Nuk jemi shumë larg me vija me Amerikën, dhe unë synoj dialogu të vazhdohet. Nuk po rrezikohet vetëm marrëdhnia e Kosovës me SHBA-në por edhe e Serbisë me Bashkimin Europian”.

”Imagjinoni vendin që synon të jetë në Bashkim Europian siç është rasti i Serbisë dhe s’pranon me u ul me fqiun në dialog, vazhdon dhe vendos kushte e nuk është në fakt në dobi të tyre”.

”Ndaj dhe kjo është e ndërlidhur me faktin se Beogradi është shkaktar për ndërpreje të dialogut”, është shprehur Haradinaj, njofton Klan Kosova.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme