Haradinaj uron kancelaren Merkel

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka uruar kancelaren gjermane, Angela Merkel, për mandatin e saj të katërt si udhëheqëse e shtetit gjerman.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që t’a thellojë edhe më shumë marrëdhënien tonë strategjike, sidomos tani me koalicionin e madh gjerman.

Postimi i Haradinajt:

“Urimet e mija të sinqerta për mandatin e katërt me radhë për Zonjën Angela Merkel, si Kancelare e Republikës Federale të Gjermanisë.

Gjermania gjithmonë ka qenë përkrahëse e fuqishme e pavarësisë së Kosovës, dhe perspektivës euroatlantike të saj. Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që ta thellojë edhe më shumë marrëdhënien tonë strategjike, sidomos tani me koalicionin e madh gjerman”, ka shkruar Haradinaj.