Harrojeni Kloppin, tifozët e Liverpool befasohen nga festimi i Xherdan Shaqirit (VIDEO)

Me Jurgen Klopp që filloi të vraponte në fushë pas golit të minutës së fundit nga Divock Origi, është e kuptueshme që ju e keni humbur festimin e Xherdan Shaqirit. 

Zviceriani u zëvëndësua në minutën e 70-të në fitoren minimale të Liverpool ndaj rivalit Everton, por festimi i tij nuk i ka ikur tifozëve të ekipit të ‘Të Kuqëve’, transmeton Periskopi.

Kur Origi shënoi golin e tij të çuditshëm, Shaqiri u çua nga stoli, e ngriti pallton e tij në ajër dhe e hodhi në karrigen para tij.

Embedded video

Një nga tifozët e Liverpool ka shkruar: ”Shaqiri është vet fjala çmenduri”.

Ndërsa një tjetër përkrahës i Liverpooolit e krahasoi Shaqirin me një superhero imagjinar.

Embedded video

Lini Një Koment