Hashim Thaçi preferonte xhaminë, Kadri Veseli kishën? (Foto-Video)

Ish lideri i PDK – së, Hashim Thaçi, tani president i Kosovës duket se ishte më i matur kur bëhej fjalë për mesazhe që kishin të bënin me tolerancën dhe bashkëjetesën fetare në Kosovë. Thaçi përherë këtë shembull e ilustronte me fotografi që bartnin këtë mesazh, siç ishte edhe rasti i publikimit të fotos ku me shekuj kisha dhe xhamia qëndrojnë në të njëjtën hapësirë.

“Në foto është Ferizaji, ku xhamia e kisha e ndajnë një oborr me shekuj. Toleranca jonë historike, dialogu dhe rrespekti për të gjitha besimet si dhe Kushtetuta jonë e avansuar që mbron minoritetet, janë mjetet kryesore me të cilat Kosova lufton ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin fetar.

Image result for hashim thaci xhami

Kjo është edhe porosia ime kryesore nesër në Vjenë, ku do të flas para 14 ministrave si dhe Komisionerit të BE-së, zyrtarëve të Interpolit, në Samitin rajonal kundër ekstremizmit, për mënyrat se si Kosova po lufton me sukses dukuritë negative falë traditës tonë kombëtare të tolerancës”, kishte shkruar Thaçi.

Hashim Thaçi shpeshherë ishte parë në hapësira të ndryshme të objekteve fetare, qoftë në xhami apo kishë.

Image result for hashim thaci xhami

Mirëpo, kryetari aktual i PDK – së, njëkohësisht kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nuk duket gjithaq i balancuar në paraqitjet e tij publike kur është fjala për mesazhet e tolerancës ndërfetare. Veseli sot mori pjesë në ceremoninë e shugurimit të kishës “Shën Abrahami”, në Llapushnik të Drenasit.

Ai ditën e sotme e konsideroi të veçantë për besimtarët katolikë të Llapushnikut dhe për të gjithë qytetarët e këtij vendi – simbol i luftës së UÇK-së.

Kryetari Veseli tha se Kosova mburret me atë që të tjerët e quajnë tolerancë ndërfetare, por që në fakt, është diçka më e madhe se toleranca: është bashkëjetesa midis qytetarëve të besimeve të ndryshme.

Image result for kadri veseli xhami

Por, i pyetur se pse nuk e fal namazin e Bajramit, Veseli i cili kohë më parë kishte deklaruar se babai i tij është besimtar i devotshëm që i fal “5 momente” të namazit, kishte thënë se “falet me shpirt”! Ai deri më tani publikisht vetëm një herë kishte vizituar një xhami siç ishte shprehur “për hatër të babës së tij”./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme