Haskuka ka një njoftim me rëndësi për qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka ka njoftuar së tashmë sistemi i administratës komunale është funksionalizuar.

Si risi dhe çështje më në interes të qytetarëve ai thotë se është vendosja e banakut për informacion, paisje kjo e cila ka ekzistuar por asnjëherë nuk ka funksionuar..

“Sistemi i administratës komunale për shërbim të qytetarëve është funksionalizuar dhe nga sot pritjet në sportele do të jenë të organizuara sipas numrit rendor. Kjo nënkupton marrjen e një numri në lëshuesin e tiketës, i cili mundëson pritje në radhë për shërbim në sportelet e Komunës.

Risia tjetër është vendosja e banakut për informacion i cili që në hyrje do të orientojë qytetarët drejt grupit të duhur të sporteleve.

Lini Një Koment