Havolli:Vendimi për Petrit Selimin merret këtë javë

Pas interpretimit të Agjencisë Kundër Korrupcionit rrethë mbajtjes së dy pozitave nga ana e zëvendësministrit Petrit Selimi si konflikt interesi,në opinionin sqarues që e ka dhënë ky institucion, që mban datën 22 qershor 2016, thuhet se në bazë të Ligjit 04/l- 051 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, pozita e Zëvendësministrit, hynë në kategorinë e zyrtarëve të lartë publik.. Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit parasheh që “Zyrtari i lartë publik nuk mund të jetë menaxhues ose anëtar i organeve menaxhuese në organizatat fitimprurëse dhe jofitimprurëse, përjashtuar subjektet politike si dhe rastet kur një funksion i tillë i dedikohet për shkak të funksionit”.
Javën që shkojë Kryeministri Mustafa me vendim qeveritar pozitën e koordinatorit nacional në Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit e ka kthyer në pozitë të shërbyesit civil. Ishte menjëhershëm reagimi i zvministrit Selimi se ky vendim ishte i kundërligjshëm dhe theksoi se ka ofruar dorëheqjen nga pozita e zëvendësministrit të punëve të jashtme.
Në pyetjen që portali Sakte.net i ka bërë shefit të kabinetit të kryeministrit Isa Mustafa Sokol Havolli se a është i kundërligjshëm vendimi për atë që pretendon zëvendesministri Petrit Selimi,Havolli theksoi se zëvendesministri edhe mundë të mos i njohë mirë ligjet por Agjensioni Kundër Korrupcionit e ka dhënë mendimin final së eshtë konflikt interesi.
Në pyetjen tjetër nga portali Sakte.net se cilin funksion momentalisht e ushtron zëvendësministri Petit Selimi edhe pas mendimit të AKK-së,Havolli është përgjigjur se vendimi për zëvendësministrin Selimi do të marr formën e prerë këtë javë nga kryeministri Mustafa.
Në ndërkohë Sakte.net ka përcjellur aktivitetet e zvministrit Selimi i cili ka vazhduar të ushtrojë aktivitetin e zakonshëm ,pas kontaktit me telefon ai ka thënë se spjegimin më të mirë e jep zyra e kryeministrit dhe nuk ka dashur të përgjigjet. /Sakte.net

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë