Haxhiu: E vërteta mbi vdekjen e Astritit do të kuptohet, Sylë Hoxha dhe të tjerët do të marrin përgjegjësinë për këtë krim të dytë

Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj Kryeprokurorit Sylë Hoxha, i cili deklaroi se nuk do ta marrin parasysh raportin e ekspertëve të pavarurur lidhur me vdekjen e Astrit Deharit.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka thënë se një prokuror që ka kredibilitet moral e profesional, nuk do të thoshte diçka të tillë, përkundrazi, do të analizonte secilën fjalë të atij raporti.

Postimi i plotë:

Kryeprokurori Sylë Hoxha paska thënë se nuk do ta marrë parasysh, raportin e ekspertëve të pavarur për vdekjen e dhunshme të Astritit në qendrën e paraburgimit në Prizren!
Një prokuror që ka kredibilitet moral e profesional, nuk do të thoshte diçka të tillë, përkundrazi, do të analizonte secilën fjalë të atij raporti.
Për fatin tonë të keq, Sylë Hoxha dhe Metush Birraj, janë soji i prokurorëve të kapur dhe këta që nga fillimi kanë dëshmuar që nuk janë të interesuar të zbardhin të vërtetën mbi vdekjen e dhunshme të Astritit. Këta kanë dëshmuar në vazhdimësi se janë vegël e këtij regjimi dhe janë përpjekur në kontaminimin e provave.
Le ta dijnë Sylë Hoxha dhe gjithë të tjerët që janë të përfshirë në tendencën për heshtjen dhe fshehjen e vdekjes së dhunshme të Astritit, se e vërteta mbi vdekjen, do të kuptohet dhe gjithë këta do të marrin përgjegjësinë për këtë krim të dytë!(sic.)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme