“Hazard duhet të shkojë në Madrid për të arritur nivelin e Messit e Ronaldos”

Ish mbrojtësi i Chelsea pret që Los Blancos të bëjnë ofertë për njërin prej synimeve të tyre të gjata këtë verë, nëse vendosin ta largojnë Gareth Balen
Eden Hazard duhet që të largohet nga Chelsea për në Real Madrid në mënyrë që të krahasohet me Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldon, thotë Frank Sinclair, derisa Blutë janë paralajmëruar nga ai se nëse nuk ka transfere ai do të largohet.

“Mendojë që Hazard duhet të mendojë se është lojtar i kategorisë së njëjtë me Ronaldo apo Messi, e për ta bërë këtë ai duhet të shkojë në një klub si Real Madridi”, ka thënë ish mbrojtësi i Bluve për Sporting Bet.

“Chelsea do të bëj gjithçka që ta mbaj atë edhe për së paku një vit, por Real Madrid e kishte kërkuar me ngulm ata vitin e kaluar por mund të kthehen përsëri. Me Bale që ka mundësi të largohet nga Madridi, mendoj që Reali duhet të këtë një listë të lojtarëve që do ti zëvendësojë dhe Hazard është njëri prej tyre”. /GazetaExpress/

 

Lini Një Koment