Hazard: Ky lojtar i Francës e meriton Topin e Artë

Kapiteni i Belgjikës, Eden Hazard, ka thënë se reprezentuesi i Francës, Kylian Mbappe, është një kandidat serioz për Topin e Artë.

Duke folur për përballjen kundër Francës, Hazard tha së Mbappe ka potencial për të fituar Topin e Artë, shkruan GazetaBlic.

“Duke u bazuar në atë që ka shfaqur deri me tani në Kupën e Botës, Mbappe është kandidat për Topin e Artë”, tha Hazard.

Hazard është shprehur se Mbappe ka shikuar videot e tij ku ai ka qenë i vogël.

“Mbappe më ka thënë se ai i ka shikuar videot e mija kur ka qenë i ri. Ndërsa tash unë jam duke i shkuar videot e tij dhe kam një respekt për atë që ai është duke bërë”

Hazard u përgjigj edhe për foton në të cilën shihet Hazard së bashku me dy vëllezërit e tij, veshur me fanellën e Francës.

“Është vetëm një foto, e kam thënë edhe me parë këtë. Ne kemi qenë me Francën në Kupën e Botës 1998”, përfundoi anësori i Chelseat.

Lini Një Koment