Haziri: Sulmi ndaj Kuvendit vjen pas debatit për demarkacionin

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, e ka dënuar ashpër sulmin ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës në orët e vona të së enjtes.

Haziri ka thënë se ky akt kriminal dhe i shëmtuar ka ndodhur vetëm një ditë pas debatit për demarkacionin dhe kohës së pushimeve të Kuvendit.

“Shpresoj se ky akt kriminal dhe me përmasa terroriste do të zbardhet sa më shpejt nga organet e drejtësisë”, ka thënë Haziri, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, ky akt do t’i kushtojë Kosovës në imazhin jashtë.

“Kuvendi i Kosovës është organi më i lartë I vendit ku është shpallur edhe pavarësia e Kosovës. Sulmi me një armë anti tank që ka mundur të jetë më pasoja fatali, është atak kundër shtetit. Ky akt po shihet se është i paramenduar, pasi që është zgjedhur vendi dhe koha”, ka thënë Haziri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme