Helmohet armiku i Putin-it, ndodhet në gjendje kome nga një ‘substancë e panjohur’ (Foto)

Një armik politik i presidentit rus Vladimir Putin është në gjendje kome pasi u helmua në Moskë javën e kaluar, nga “një substancë e panjohur”.

Lideri i partisë opozitare, Vladimir Kara-Murza, i cili pësoi një fat të ngjashëm dy vjet më parë, është dërguar me nxitim në spital.

Mësohet se ia u helmua nga një substancë e rrezikshme dhe ka pësuar gati menjëherë një mosfunksionim të gjithë organeve.

Kara-Murza, 35 vjec është në gjendje kome raporton “New York Post”.

“Gjendja e tij është kritike”, tha gruaja e tij, Yevgeniya Kara-Murza, për një media franceze.

“Diagnoza zyrtare është helmimi akut nga një substancë e panjohur,” tha ajo.