Henry: Wenger s’është problemi i Arsenal

Thierry Henry nuk beson se trajneri Arsene Wenger duhet të largohet nga Arsenal në mënyrë që klubi ta fitojë Premier League.

Ai ka thënë se trajneri duhet që ta adresojë problemin e mentalitetin të skuadrës.

“Nuk besoj se Wenger duhet të largohet”.

“Nuk e di nëse ai do të duhet t’i ndërrojë taktikat e tij, por çka duhet të bëjë është të bëjë punën mentale”, ka thënë legjenda e këtij klubi.

Ai ka shtuar se në ndeshjen kundër Chelsea ka parë mungesë mentaliteti, për çka skuadra duhet të përmirësohet./Klan Kosova/