Heshtja përballë ciklonit PRONTO

 

Sakte.net / 20 Shtator 2016 / e Martë / 13:43

Autor : Ardian BYTYQI

Kështu,mbase me këtë titull do e nisja opinionin tim rreth skandalit të përgjimeve,thënë ndryshe të jesh shef i një shteti si ne sot në Kosovë,nuk duhet të kesh diplomë as magjistraturë,këtu mjafton të kesh “t’njofshum’’ dhe puna u kry,ngase Kosova më shumë se sa shtet sot  duket si një ndërmarrje publike,ku hynë e dalin pa kritere që nga pastruesit,drejtorët,gazetarët,antarë dhe shefa të bordeve e deri tek prokuror e kryeprokur që janë të thirrur për të mbrojtur ligjin  por me gjasë më shumë për ti shërbyer atij.

Nuk më vret e as nuk më mundon fakti pse neve u mobilizuam dhe bëmë bujë pêr Zajednicën e Demarkacionin ndërsa po heshtim nga cikloni Pronto që është kanceri i shtetit dhe shtetformimit.

Shiquar  nga një dimension tjetër kjo heshtje detyrimisht po më kthen tek një mendim se neve si popull më shumë i mbajmë mend ditët se janë më  të shumta e më të shpeshta, se sa momentet apo situatat qê mbesin të pakta e të paharruara.

Keq !!!

Ne ende nuk po ulërimë,për at edhe ndoshta nuk dëgjohet zëri yn ,sepse duke mos qenë fanatik i shtetit dhe nacionalzmit njeriu edhe heqë dorë nga disa dilema të mëdha për shtetin dhe kombin.

Një veprim tjeter tejet i vrazhd i  faktorëve regresiv po e përcjellë Kosovën që nga  periudha e pasluftës dhe shpërbërja e tyre duhet të filloj në dy faza:

E para : Ajo e mosintergrimit në subjektet politike ku ende ky trinom mbetet në krye apo dezintegrimi i mbrendshëm paqësor apo gjysëmpaqësor dhe faza e dytë ndëshkimi me votë nga qytetarët e Kosovës apo një dezintegrim i jashtëm i dhunshëm .

Pra trinomi i paprekshëm Thaçi-Mustafa-Veseli me gjasë me kohë filloi së zbatuari pêr të padêgjueshmit Shtratin e Prokrustit ku në njérën anë provojnë të mbajnê maskë në fytyrë,pêr të fshehur një realitet,ndêrsa në anën tjetér “djegin”piunêt e tyre pêr të ruajtur benifitet dhe kuazi-rentên që ua sjell ”shteti  i së drejtës”.