Hetuesi i policëve që ishte kapur duke bërë seks në orar zyrtar, kthehet në punë

Hetuesi Q.V (Emër i njohur për redaksinë) i Inspektoratit Policor të Kosovës, që ishte kapur në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale në një motel në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, pas suspendimit është kthyer në punë, raporton Indeksonline.

Hetuesi Q.V ishte në orar të punës, ku kishte gjetur kohë që të shkonte në një motel dhe të kryente marrëdhënie seksuale, duke keqpërdorur detyrën zyrtare.

Mirëpo, pavarësisht kësaj, ai është kthyer në punë me vendim gjykate.

Indeksonline ka folur me zyrën për media të IPK-së, ku e kanë konfirmuar se hetuesi Q.V është kthyer në punë. Në përgjigjen me shkrim për Indeksonline të zyrës së IPK-së thuhet se pas trajtimit të rastin në gjykatë, kjo e fundit ka obliguar IPK që ta kthejë në punë hetuesin që kishte kryer marrëdhënie seksuale gjatë orarit të punës.

“Pas trajtimit si rast disiplinor i njëjti rast është trajtuar në gjykatën kompetente (Gjykatën Themelore në Prishtinë) e pastaj edhe në shkallën e dytë në Gjykatën e Apelit e cila përmes aktgjykimit të datës 06.06.2016 ka obliguar Inspektoratin Policor të Kosovës që punonjësin ta kthej në vendin e punës”, thuhet në përgjigjen me shkrim të zyrës për media të IPK-së për Indeksonline.

Hetimi ndaj Q.V nga organet e drejtësisë nuk i ka kushtuar me asnjë mas tjetër, përveç që ishte suspenduar disa muaj, dhe prapë është kthyer në punë.

Në etikën e punës të punonjësve të shtetit thuhet se duhet të kenë integritet moral dhe profesionalizëm. Por kjo nuk ka vlejtur edhe për Q.V që tash sërish është kthyer në punë.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë