Historia e Cecës, ish – gruaja e Arkanit, kriminelit serb që terrorizoi kosovarët

Periskopi, kohë më parë kishte sjellur dosjen e plotë të masakrës së Mejës, ku ishin masakruar 350 kosovarë, e ku pjesëmarrëse në masakër, ishin edhe grupi i Arkanit ‘Tigrat e Arkanit’

Svetlana Razhnatoviq, e njohur si Ceca, është këngëtare popullore e muzikës turbo folk në Serbi.

Karriera e këngëtares nga Zhitoragje filloi në vitin 1988 për të kulmuar te shqiptarët me me këngën “Kukavice” (Qyqar) më 1993. Ndërkaq popullariteti saj u ngrit sidomos në vitet e ’90-a, atë kohë kur shqiptarët po përndiqeshin dhe maltretoheshin nga autoritetet serbe.

Megjithatë, shumë shqiptarë ishin adhurues të këngëtares serbe, pavarësisht faktit se ajo, gjatë kohës së Sllobodan Millosheviqit erdhi në kontakt më organizata kriminale duke bërë që burri i saj atëherë të ishte shefi i mafias serbe, Zhljko Razhnatoviq, i njohur si Arkani, shkruan Gazeta Insajderi.

Arkani ishte udhëheqës paramilitar dhe vrasës i mijëra shqiptarëve në luftën e Kosovës.
Ai e hap edhe një kazino në Beograd, në fillim të vitit 1990, në kohën kur regjimi i Millosheviqit vendosi që të organizonte kryengritje të armatosur të serbëve në Kroaci.

Për luftëra të ardhshme, njerëzit si Arkani ishin të lindur. Aso kohe formohej edhe garda vullnetare, formacion që Arkani e themelon në bashkëpunim me MUP-in e Serbisë dhe atë që më vonë do të njohej si “linja ushtarake” e regjimit të Millosheviqit.

Arkani arrestohet në fund të nëntorit të vitit 1990 nga MUP-i i Kroacisë. Ai dhe disa miq të tij gjatë arrestimit nga kroatët ishte me një veturë terreni. Atyre ju gjenden shumë armatim në veturë.

Pas kësaj, Arkani dhe miqtë e tij arrestohen, mirëpo çuditrisht ata akuzohen vetëm për armëmbajtje pa leje dhe jo për terrorizëm dhe prishje të rendit kushtetues të Republikës së Kroacisë. Në burgun e Remetincit, Arkani në dhomë kishte edhe televizor.

Ai u mbajt aty deri në prill të vitit 1991. Në ndërkohë, Millosheviq dhe Tugjman u takuan gjatë kësaj kohe 2-3 herë. Pas kësaj, në fund të prillit gjykata kroate e la të lirë Arkanin dhe miqtë e tij. Aso kohe, Arkani kishte udhëtuar nga Zagrebi për në Beograd me aeroplan privat dhe u prit si hero.

Gjatë luftës në Kosovë e drejtonte njësinë kriminale të njohur si “Tigrat e Arkanit”. Kjo njësi ishte parë në disa raste gjatë luftës në vendin tonë, por aktivitetin më intensiv e pati me fillimin e bombardimeve të NATO-s.

Garda Serbe Vullnetare paraushtarak e kriminelit famëkeq Zheljko Razhnjatoviq – Arkan, ekziston edhe sot. Kështu tha para disa muajsh ish udhëheqësi i Njësisë Speciale ‘Beretat e Kuqe”, Milorad Ulemek – Legija, i dënuar me 40 vjet burg.

Arkani ishte i kërkuar edhe nga Interpoli për shkak të krimeve që kreu.
Ky kriminel ka pasur shumë informata dhe ka mundur ti inkriminojë shumë udhëheqës të Serbisë për ta shpëtuar veten- diçka krejt e zakonshme për llojin e tij.

Arkani kishte mbijetuar shumë gjatë në skenën kriminale, duke u bërë me të fortin; duke i tradhtuar shokët dhe duke u shitur herë kriminel e herë patriot. Me se shumti patriot. Ai, madje një kohë ka qenë edhe deputet në Kuvendin e Serbisë.

Ai u vra në rrethana shumë misterioze më 15 janar të vitit 2000 në hotelin Plaza në Beograd.

Pas vdekjes së tij, Ceca u zhduk nga mediat për një vit. Por megjithatë Arkani i la Cecës dy fëmijë dhe 14 milionë euro.

Ceca do të mbajë nesër një koncert në Mitrovicën e veriut me fillim nga ora 12:00.

Koncerti do të mbahet para konvikteve studentore në Mitrovicën e Veriut.

Siç njoftojnë organizatorët në Mitrovicë, Ceca po vjen për t’i mbështetur protestat paqësore të serbëve që kundërshtojnë vendosjen e taksës prej 100 për qind mbi mallrat nga Serbia.

E pyetur se a ka frikë për këtë vizitë në Kosovë pas situatës së krijuar, Ceca ka thënë se jo.

“Të jem e frikësuar, jo, nuk e pranoj”, është shprehur Ceca.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme