Historia prekëse: I braktisi mamaja, 6-vjeçarja kujdeset për babanë e paralizuar

Kjo histori kaq prekëse tregon se situatat më të vështira në jetë vetëm sa na bëjnë më të fortë.

Një 6-vjeçare në Kinë është bërë e njohur në median sociale për kujdesin që tregon ndaj babait të saj të paralizuar.

Një aksident rrugor ndryshoi komplet jetën e tyre.

Babai i vogëlushes Jia Jia mbeti i paralizuar pas aksidentit, kurse mamaja i braktisi.

Vogëlushja nisi të kujdeset për babanë që nuk lëviz nga krevati.

Sipas medias kineze, Jia Jia zgjohet çdo ditë në orën gjashtë të mëngjesit për të masazhuar muskujt e babait për gjysmë ore. Më pas i lan dhëmbët dhe fytyrën para se të shkojë në shkollë.

Pasi kthehet, ajo i jep drekën dhe e ndihmon që të lëvizë me një pajisje të modifikuar.

Kur ajo është në shkollë, për babanë kujdesen gjyshërit e saj.

“Nuk ndjehem asnjëherë e lodhur nga kujdesi për babanë,” thotë ajo.

Babai i vogëlushes ishte në një taksi kur u përplas dy vjet më parë.

Dy muaj e gjysmë pas aksidentit, e shoqja prej shtatë vitesh e braktisi, duke i marrë djalin me vete.

“Më tha se do shkonte tek shtëpia e mamasë për disa ditë. Por nuk u kthye më kurrë. Më mori edhe djalin”.

Ai shton se nuk ka pasur asnjë kontakt me të shoqen dhe nuk janë divorcuar akoma.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme