Historiani kosovar fton për shtet dykombësh në Maqedoni

Historiani kosovar Jusuf Buxhovi thotë se pas arritjes së marrëveshjes për ndryshimin e emrit mes Athinës dhe Shkupit, shqiptarët e Maqedonisë duhet të aktualizojnë kërkesën për shtetin dykombësh. Buxhovi në një shkrim autorial thekson se tani janë krijuar rrethana të përshtatshme për realizimin e kësaj ideje, e cila do t’u mundësonte shqiptarëve subjektivitetin e tyre si etni historike dhe politike. Ai thotë se shqiptarët dhe klasa e tyre politike duhet ta thonë fjalën kryesore për shtetin e tyre, në vend se të heshtin dhe të nëpërkëmbën.

“Me këtë marrëveshje shqiptarët përfundimisht degradohen në pozitën e pakicës, ndërsa me gjuhën maqedone zyrtare, simbolet dhe të tjera, shteti ruan karakerin sllavo-maqedon. Me kozmetikën e Marrëveshjes së Ohrit do të përpiqen që këtë ta shpjegojnë si gjendje “të barazisë”-shkruan Buxhovi.

Sipas tij, inferioriteti dhe vasaliteti politik ndaj maqedonëve duhet të kthehet në një deponim politik, i cili do t’i shërbente Perendimit si atu për të ruajtur Maqedoninë nga përpjekjet ruse, serbe dhe bullgare për të dështuar marrëveshjen e emrit dhe të destabilizojnë rajonin në përputhje me interesat e tyre.

“Nëse shqiptarët pajtohen me marrëveshjen për ndryshimin e emrit pa reaguar, kjo do t’i ngarkonte ata me një qendrim antihistorik dhe antikombëtar”- shkruan Buxhovi.

Buxhovi thotë se kjo kërkesë duhet të ndjekë rrugën legjitime duke mbajtur një Kuvendi të Përgjithshëm Kombëtar, ku do të merrnin pjesë deputetët shqiptar, drejtues të partive dhe të universiteteve si dhe të klerit fetar.
Platforma duhet të dorëzohet për miratim në Parlament dhe nëse ajo refuzohet shqiptarët nuk duhet ta miratojnë marrëveshjen e emrit dhe duhet t’i kthehen formave të tjera demokratike të veprimit që shteti i ri të pasqyrojë identitetin e tyre historik dhe etnik me rrënjë të thella nga antikiteti.

Ky projekt duhet t’i paraqitet faktorit ndërkombëtar, të arsyetuara nga aspekti historik, ai etnik, e mbi të gjitha nga ai shoqëror dhe politik. Projekti duhet të mbështetet edhe nga Tirana dhe Prishtina, të cilat deri tani kanë mbajtur anën e pushtetit maqedon

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme