Hodges: Ardhja e Palmerit është dëshmi e seriozitetit të Amerikës për Kosovën

Emërimi i Matthew Palmer si i Dërguar Special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor tregon se sa është e rëndësishme për diplomacinë amerikane gjetja e një zgjidhjeje për Kosovën.

Kështu ka thënë ish-komandanti i forcave amerikane në Evropë, Benjamin Hodges, transmeton Klan Kosova.

“Emërimi i Palmerit është i rëndësishëm për dy arsye. Së pari, është dëshmi e seriozitetit të marrëdhënies së Amerikës me rajonin. Kur Shtetet e Bashkuara dërgojnë një të dërguar special, është një mesazh për të gjitha palët që ne kujdesemi të ndihmojmë në zgjidhjen e çështjes”.

” Kur një person është i kalibrit dhe cilësisë së Palmerit, është gjithashtu një sinjal, që të gjithë mund ta interpretojnë, se nuk është një rutinë e përmbushjes së pozitës, por një personalitet me vlera të mëdha. Gjithçka rreth tij është pozitive”, tha gjenerali i pensionuar amerikan për “Zërin e Amerikës”.

Lini Një Koment