Horoskopi ditor për diten e enjte – 16. shkurt 2017

DASHI21. mars – 20. prill

Nëse jeni te martuar prej disa kohesh dhe marrëdhënia ne çift po kalon një periudhe te vështirë se fundmi, sot është dita e marrjes se vendimeve te mëdha. Ose do lini pas krahëve gjithçka dhe do riktheni harmoninë, ose do vendosni t’i jepni fund gjithë historisë. Beqaret do realizojnë takimin e jetës. Ne planin financiar do i zgjidhni një e nga një qe te gjitha problemet dhe do ndiheni shume te qete.

DEMI21. prill – 21. maj

Jeta juaj ne çift nuk ka për te pasur probleme te mëdha gjate kësaj dite, kështu qe mundohuni te kaloni sa me tepër kohe pranë atij qe dashuroni dhe t’ia shprehni ndjenjat sa te mundeni. Beqaret do jene shume kureshtare dhe do jene gati te fillojnë edhe thjesht aventura vetëm për te mos qene vetëm. Sektori i financave do vazhdoje te jete i mbrojtur dhe pa probleme.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Sot do bini dakord për shume gjera me partnerin tuaj dhe marrëdhënia ne çift ka për te qene me e mire se me pare. Ndjenjat do i shprehni me çdo lloj mënyrë. Beqaret do fiksohen keq pas dikujt dhe mund te bëjnë edhe sakrifica ekstreme vetëm për ta joshur. Ne planin financiar mendohuni mire para se te kryeni shpenzime. Po nuk menduat për te ardhmen do gjendeni ne situata te vështira.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Dite e mbushur me surpriza ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do kujdeset ne çdo çast për ju dhe do ju beje sa me te lumtur. Beqaret do jene impulsive dhe ka rrezik te bëjnë disa gabime te pafalshme. Ne planin financiar problemet do jene te mëdha pasi ne çdo moment do jeni te palogjikshëm me shpenzimet. Dite te vështira pritet te vijnë.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Do keni kontradikta te njëpasnjëshme me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe ne disa momente do doni te largoheni nga gjithçka e te qëndroni vetëm. Beqaret edhe pse do bëjnë te pamundurën për ta ndryshuar statusin e tyre, nuk do ja arrijnë dot qëllimit. Financat duhet t’i keni gjithë kohës nen kontroll dhe situata ka për te mbetur e mire.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Saturni do jete i vetmi planet qe do ndikoje tek jeta juaj ne çift gjate kësaj dite dhe do e favorizoje tej mase komunikimin dhe bashkëpunimin. Beqaret duhet te tregohen te duruar edhe për pak dhe kane për te gjetur personin e tyre te ëndrrave. Financat do dini si t’i menaxhoni dhe gjendja jo vetëm qe nuk do ketë probleme, por mundet edhe te përmirësohet.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Dite mjaft harmonike do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kujtoni edhe disa detaje te bukura nga fillimet e marrëdhënies tuaj dhe do riperseritni disa ngjarje emocionuese. Për beqaret gjithashtu do jete dite e favorshme dhe e mbushur me njohje fantastike. Ne planin financiar kënaquni me gjendjen qe do keni dhe mos kërkoni asgjë me tepër.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Dielli do e ngrohe pa mase jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe ne çdo moment do ndiheni mire pranë atij qe dashuroni. Beqaret do kenë një dite te jashtëzakonshme, por dashurinë nuk do e gjejnë. Kjo nuk do i pengoje aspak qe ta shijojnë ne maksimum çdo çast pranë miqve te tyre te ngushte. Edhe ne planin financiar do ketë një përmirësim te madh te situatës.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Sot duhet t’i kushtoni me tepër kohe partnerit tuaj dhe nuk duhet te neglizhoni jetën intime. Nëse i bëni te dyja këto, lidhja ka për te qene e kompletuar. Beqaret do kenë një dite plot me mundësi për aventura kalimtare. Le t’i shfrytëzojnë nëse nuk duan te ndihen vetëm. Për financat nuk do jeni shume te kujdesshëm, por për fat te mire yjet do ju ndihmojnë te mos keni probleme.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Jeta juaj ne çift do jete tej mase e favorizuar sot. Ju dhe partneri do merreni vesh edhe vetëm me shikime, prandaj shume do ju kenë zili. Beqaret me mire te qëndrojnë larg personave qe sapo janë ndare nga dikush tjetër pasi plagët e dashurisë nuk mbyllen lehtësisht. Ne planin financiar nuk do ketë asnjë lloj problemi dhe gjendja do mbetet ashtu si ka qene.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Askush dhe asgjë nuk do mund te sjelle probleme ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Ne çdo moment do ndiheni me se miri pranë atij qe dashuroni dhe madje mund te merrni edhe vendime. Beqaret nuk duhet te mendojnë se për ta dashuria është e pamundur sepse me optimizëm dhe durim mund te arrihet gjithçka. Ne planin financiar nuk duhet te bëni asgjë pa u menduar disa here.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Ka rrezik qe ndjeshmëria juaj e tepruar për gjera elementare te nxisë debate dhe konflikte ne çift. Mundohuni te reflektoni me kujdes dhe keni për t’i kuptuar gabimet. Beqaret do kenë një dite plot aksion dhe risi, por nuk do duan te fiksohen diku. Financat do jene përgjithësisht te mbrojtura. Mund te kryeni çdo shpenzim te nevojshëm dhe madje te ndihmoni edhe disa familjare.