Horoskopi ditor për diten e mërkurë – 8. shkurt 2017

DASHI21. mars – 20. prill

Nen ndikimin e madhe te Saturnit, sot do tregoheni me kërkues ndaj partnerit tuaj ju te dashuruarit. Vërtet do e bëni gjithçka për ta përmirësuar marrëdhënien ne çift, por mungesa e taktit dhe largimi nga realiteti mund te sjellin debate te forta. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare. Buxhetin do e menaxhoni më me kujdes fale ndikimit pozitiv te planetëve.

DEMI21. prill – 21. maj

Sot do bëni te pamundurën qe ta forconi edhe me tepër bashkëpunimin ne jetën tuaj ne çift dhe te gjitha përpjekjet do japin rezultatin e pritur. Beqaret me mire te tregohen te kujdesshëm dhe te mos nxitohen për asgjë sepse mund te përballen me zhgënjime me pas. Buxhetin nuk do arrini ta mbani nen kontroll kështu qe situata do vije duke u përkeqësuar deri ne mbrëmje.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Planetët do e mbrojnë jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do ju nxitin te programoni edhe ndonjë surprize për atë qe keni ne krah. Ne pasdite dhe ne mbrëmje do ndodhin gjerat me te bukura. Beqaret ka rrezik te hedhin hapa te pamenduara mire dhe pa reflektuar gjate. Ky do jete një gabim me goxha pasoja. Buxheti do stabilizohet vetëm fale ndihmës se te afërmve.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Ata qe janë ne një lidhje do e forcojnë bashkëpunimin ne çift dhe e gjithë kjo fale disa projekteve te përbashkëta. Do e njohin njeri-tjetrin edhe ne një sfere tjetër. Beqaret do joshin e do joshen gjithë kohës, por do druhen te hedhin hapa. Gjendja financiare për fat te mira ka për te qene goxha e mire sidomos për ata qe jetojnë ne një familje te madhe.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Marrëdhënia juaj me partnerin do jete edhe me e mire nëse tregoheni me pak autoritare sot. Vërtet e dashuroni dhe jeni besnike ndaj tij, por duhet te dini gjithashtu te merrni mendimin e tij para çdo vendimi te madh. Beqaret do kenë një dite goxha te mire dhe te mbushur me takime interesante. Financat nuk do jene te këqija kështu qe do jeni te qete ne këtë sektor.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Për beqaret do fryje një fllad i ngrohte pasioni. Do ndiheni për mrekulli ne krahët e partnerit dhe buzëqeshja do mbizotërojë ne fytyrën tuaj. Beqaret duhet te përgatiten për një takim shume te veçante me persona fantastike. Qe sot e tutje shume gjera do ndryshojnë për ta. Ne planin financiar duhet sa me pare te flisni me disa specialiste qe t’iu ndihmojnë te zgjidhni problemet.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Do jeni shume impulsive gjate gjithë kësaj dite ju te dashuruarit dhe ka rrezik te bëni disa gabime me pasoja te renda për te ardhmen. Asgjë nuk do ece ashtu si e kishit menduar. Beqaret do bëjnë mire te reflektojnë disa here para se t’i japin fjalën dikujt. Sot ne fakt do marrin disa propozime. Ne planin financiar gjithçka ka për te ecur mire dhe nuk do ketë tronditje.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Jeta juaj ne çift nuk do jete shume e qete sot. Ne disa momente mund te keni edhe disa debate te vogla me partnerin te cilat nuk do ju mërzitin. Beqaret nuk duhet kurrsesi te hedhin hapa te pamenduara mire sepse do përballen me pasoja te renda me vone. Ne planin financiar disa yje do ndikojnë pozitivisht dhe do bëjnë qe gjendja te mbetet e qëndrueshme.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Dite e turbullt dhe here pas here e mbushur me debate do jete kjo për te dashuruarit. Nuk do toleroni aspak dhe ky do jete një gabim shume i madh. Beqaret do kenë disa mundësi për te realizuar takime interesante dhe duhet t’i shfrytëzojnë ato sa me shume qe te mundin. Financat nuk do jene te shkëlqyera, por me mire mbajeni gjendjen te stabilizuar sesa te rrezikoni dhe te humbni gjithçka.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Dite tejet e animuar do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni gjatë gjithë kohës emocione dhe kënaqësi te forta. Beqaret gjithashtu do ndihmohen nga Venusi dhe do arrijnë te takojnë personin e duhur. Zemra do ju rrahe fort qe ne fillim. Buxhetin do përmirësohet goxha fale një pagese te mire qe do merrni nga puna. Do gëzoheni pa mase për këtë gjë.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Partneri nuk do jete dakord me mendimet tuaja për shume gjera sot dhe ju nuk duhet kurrsesi te imponoheni pasi do keni probleme serioze. Dëgjojeni me kujdes dhe bëni atë qe është me e mira për te dy. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër ne çdo moment dhe kane për ta gjetur personin e duhur. Yjet do ju ndihmojnë tej mase qe ta përmirësoni buxhetin.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Pas te gjitha përpjekjeve qe keni bere kohet e fundit për te përmirësuar marrëdhënien me partnerin, sot do merrni frytet e shumëpritura. Do jeni te pandare dhe do dashuroheni si asnjëherë me pare me atë qe keni ne krah. Beqaret duhet te tregohen te kujdesshëm me çdo hap qe do hedhin. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj dhe gjendja do përmirësohet tej mase.