Hoxha: S’ka informacione që BE-ja e ka kushtëzuar liberalizimin me heqjen e taksës

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka folur për mundësinë që procesi i heqjes së vizave të ndërlidhjet me taksën.
Në një konferencë për media ajo tha se nuk ka informacione që BE-ja e ka ndërlidhur taksën me liberalizimin e vizave.

”Nuk kemi informacione zyrtare se çështja e pezullimit të taksës është e ndërlidhur me liberalizimin e vizave për kosovarët”, ka thënë Hoxha.

Megjithatë, Hoxha ka thënë se në takimet që ka pasur në Poloni me ministrant e Ballkanit Përendimor është përmendur kërkesa e heqjes së taksës, mirëpo se nuk është komunikuar në mënyrë të dretpërdrejtë.

Megjithatë, Hoxha thotë se kjo është një kërkesë e zëshme nga SHBA-të.

”Ne po synojmë liberalizimin sepse kemi kërkesa të vazhdueshme që sa më shpejt vendimi për votimin në këshillin e ministrave të futet në agjendë”, përfundoi ajo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme