‘Hyrem’ ia huq keq me veshje (Foto)

Është padyshim aktorja më e përfolur turke si për jetën private po ashtu edhe për suksesin i cili nuk i mungoi gjatë rrugëtimit të saj në karrierë.

U bë e njohur në një projekt shumë të ndjekur në ekranet ballkanike në rolin e Sulltaneshës Hyrem, ku që nga ajo kohë mori vëmendjen më të madhe nga mbarë opinioni.

Përveç kinematografisë, Hyrem është e njohur edhe si fytyrë në shumë reklama si dhe për stilin unik që ka.

Por kësaj here, vërtetë se sandalet e saj nuk shkojnë me këtë veshje, e as me këtë kohë.

Gjithsesi, fotografia e saj s’ka dyshim se është pëlqyer pa masë.