Hysaj nënshkruan me klubin nga Liga e Kampionëve, çmimi 50 milionë euro

Elseid Hysaj, është shumë pranë rinovimit me klubin italian, Napoli.

Mbrojtësi i djathtë i kombëtares shqiptare dhe Napolit, Elseid Hysaj, është shumë pranë rinovimit me klubin italian. Prej disa javësh palët janë në negociata, por tashmë duket se çdo gjë është finalizuar pasi agjenti i futbollistit dhe presidenti De Laurentis kanë gjetur një marrëveshje.

Elseid-Hysaj-470x266

Sipas raportimit të “calciomercato.it”, firma zyrtare në kontratën e re pritet të vijë gjatë kësaj jave, para ndeshjes së kampionatit kundër Milanit ditën e shtunë. Në kontratën e re, përveç përmirësimit të kushteve financiare të shqiptarit, flitet se do të përfshihet edhe një klauzolë shitjeje prej 50 milionë eurosh, shkruan “Panorama Sport”.