I arratisuri nga spitali ishte i lidhur me rastin e plagosjes së Met Elshanit

Një person është arratisur mëngjesin e hershëm nga Klinika e Ortopedisë.

Njoftimin e kanë dhënë nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, teksa kanë bërë të ditur se lidhur me rastin janë supsenduar dy zyrtarë korrektues, shkruan lajmi.net.

Personi në fjalë dyshohet për veprën penale të tentim vrasjes.

Lajmi.net nga burimet e saja ka mësuar se i arratisuri A.K (emër i njohur për redaksinë), kishte qenë i përfshirë në rastin e plagosjes së menagjerit të On Records, Met Elshani.

Ndonëse një informacion i tillë nuk është konfirmuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës edhe pas insistimit të lajmi.net.

Ndërkohë, nga Policia e Kosovës kanë thënë për lajmi.net se detaje rreth këtij rasti do të japin më vonë.

Rrethana tjera rreth arratisjes ende nuk dihen, teksa A.K dyshohet se kishte mbetur i plagosur nga përleshja me armë një javë më parë në lagjen Dardania.

Lini Një Koment