I fiku cigaren në trup, ky është djali “gangster” i deputetit që u arrestua sot

Djali i deputetit Rrahman Rraja, është arrestuar ditën e sotme nga policia e Krujës pas akuzave të dashurës së tij për dhunë fizike dhe psikologjike.

Pavarësisht tërheqjes së kallëzimit nga anna e vajzës, hetimet dhe ekspertiza mjeko ligjore vërtetuan dhunë çnjerzore të ushtruar mbi 25-vjeçaren nga djali i deputetit.

I akuzuari, Rexhep Rraja është djali i Rrahman Rrajës, deputet i PS në Kuvendin e Shqipërisë.

Rraja ishte një emër gati i panjohur deri në akuzat e rënda të oficerit Emiljano Nehu.

Nehu e akuzoi Rrajën se e ka kërcënuar me armë zjarri vetëm që të mos i arrestojë djalin e tij.

Kush është Rexhep Rraja?

Djali i deputetit akuzohet nga e dashura Xhesila Maloku për dhunë fizike. Por ai nuk është i panjohur për policinë.

Vetëm një ditë para zgjedhjeve, Policia e Krujës bën me dije së Rexhepi, në bashkëpunimin me dy shtetas të paidentifikuar, kanë kanosur me fjalë e armë zjarri dhe goditur me grushta Besmir Sabri Karajn, i cili po shpërndante vlera monetare për persona të ndryshëm, në mbështetje të një partie politike që mbështeste.

Pyetje: Sa kohë ndejtët në hotel dhe a kryet marrëdhënie seksuale?

Unë ndejta me të në hotel rreth një orë, gjatë kohës që ndejtëm në hotel më gjuajti e shpulla, me grushta dhe më drejtoi pistoletën Më dogji me cigare në kofshë dhe më goditi në pjesën e koks me pistoletë.

Mua më ra të fikët dhe u përmenda më vonë nuk më kujtohet a bëmë marrëdhënie seksuale, kur u përmenda po më merrte me të mira dhe më pas unë dola më para nga hoteli.

Ai shkoi të paguaj lekët tek recepsioni dhe me erdhi poshtë tek makina, ku unë po e prisja duke më përfaqura dhe duke më bere lajka që unë mos të vija në polici për kallëzim.

Shqetësimet e mija në lidhje me Rexhepin unë ja kam shprehur shoqeve të mija shtetasve, E.S, S.Z dhe motrës time A. Maloku. /albeu.com/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme