I gjithë Brukseli sytë kah Kosova e Serbia, Hahn flet për marrëveshje afatgjatë

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, ka folur edhe një herë për marrëveshjen që duhet të arrihet mes Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e raporteve.
Hahn në një intervistë për “Tanjug” ka thënë se zgjidhja afatgjatë për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë përfshin një marrëveshje të qëndrueshme dhe reale e cila bazohet në ligjet ndërkombëtare.

“Hapi i radhës është normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë në një nivel gjithëpërfshirës për të dy palët. Me ndihmën e Federica Mogherinit do të definohet përmbajtja e një marrëveshjeje ligjërisht obliguese për Prishtinën dhe Beogradin”, deklaroi Hahn.

Ndërkohë, Hahn gjatë ditës së djeshme u takua edhe me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Enver Hoxhaj, ku edhe u diskutuan raportet Kosovë-Serbi, si dhe dialogu si zgjidhje e vetme e problemit mes vendeve.

 

Lini Një Koment