I kanë milionat, por nuk do t’iu lënë fëmijëve asgjë

Fëmijëve të pasanikëve vërtetë “iu ka ra sakica në mjaltë” sepse prindërit iu kanë lënë trashëgimi që maten me miliona. Mirëpo ekzistojnë edhe prindër të cilët plotësisht i kanë përjashtuar fëmijët e tyre nga testamenti.

“Buisness Insider” ka publikuar listën e pasanikëve të famshëm të cilët nuk do t’i lënë pasurinë fëmijëve të tyre.

Nigella Lawson – 15 milionë dollarë

Autorja e librit për të ushqyerit, TV-person dhe gazetarja është e rëndë rreth 15 milionë dollarë. Ajo ka dy fëmijë të rritur nga martesa e parë dhe një thjeshtër nga martesa e dytë me biznesmenin Charles Saatchi.

“Kam vendosur që fëmijët e mijë nuk do të sigurohen financiarisht. Njerëzit dështojnë nëse nuk janë të detyruar të fitojnë”, ka deklaruar Lawson në vitin 2008.

Gordon Ramsay – 160 milionë dollarë

Ramsay vetëm sivjet ka fituar 60 milionë dollarë duke falënderuar shouve të gastronomisë. Është baba i katër fëmijëve, dhe nuk ka ndërmend t’iu lë pasuri.

“Nuk është kjo prej ndonjë qëllimi të keq, por për të mos i lazdruar. Gjëja e vetme që unë dhe bashkëshortja ime kemi vendosur është që ata do të fitojnë nga një depozitë prej 25 për qind për banesë, por jo edhe gjithë banesën”, ka thënë ai.

Sting – 300 milionë dollarë

Këngëtari i njohur Sting, përndryshe baba i gjashtë fëmijëve ka deklaruar në vitin 2014 se fëmijët e tij nuk do të trashëgojnë asnjë peni nga pasuria e tij e madhe.

“Iu kam thënë se me siguri nuk do t’iu mbeten shumë para sepse bashkëshortja dhe unë do t’i shpenzojmë… Ata duhet të punojnë. Të gjithë fëmijët e mijë e dinë këtë dhe shumë rrallë kërkojnë para nga unë, gjë që e vlerësojë shumë dhe jam falënderues”, ka thënë këngëtari.

George Lucas – 5,3 miliardë dollarë

Regjisori i filmave “Lufta e Yjeve” dhe “Indiana Jones”  është producent i njohur amerikan filmik dhe televiziv. Pasuria e tij vlerësohet në 5,3 miliardë dollarë. Ai i ka katër fëmijë, prej të cilëve tre i ka adoptuar.

Pjesën më të madhe të pasurisë i ka dedikuar projekteve bamirëse për arsimim.

Mark Zuckerberg – 74 miliardë dollarë

Zuckerberg është njëri prej themeluesve të rrjetit social Facebook. Pas lindjes së vajzës së parë Max në dhjetor 2015, Zuckerberg ka publikuar se ai dhe bashkëshortja e tij Priscilla Chan do të falin 99 për qind të trashëgimisë për qëllime bamirëse.

“Dëshirojmë që të rritesh në një botë më të mirë se që është ky i yni”, kanë shkruar në një post të adresuar për vajzën e tyre të porsalindur.

Bill Gates – 89,6 miliardë dollarë

Themeluesi i kompanisë Microsoft është filantrop i madh dhe synon të falë pjesën më të madhe të pasurisë së tij për qëllime bamirësie. Fëmijët e tij e kanë trashëguar gjenin filantropik të babait të tyre dhe pretendojnë se janë të lumtur që nuk do ta trashëgojnë pasurinë e tij. Çdonjëri nga ta do të merr vetëm nga 10 milionë dollarë, gjë që është 0,01116 për qind të pasurisë së tij.

“Jam plotësisht i sigurt se për fëmijë nuk është mirë kur trashëgojnë një sasi të madhe të parave”, ka shkruar Gates në Reddit./Insajderi.com.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme